Ousmane Dembele ka kërkuar nga Barcelona që ta lënë të largohet në afatin kalimtar të janarit, ka kuptuar Goal.
21 vjeçari ka dështuar ta gjejë veten te Barça pas transferimit të tij 105 milionë eurosh te Dortmundi, dhe tani ka kërkuar që të transferohet diku tjetër posa të hapet afati kalimtar dimëror.
Ndërkaq, Goal po ashtu kishte raportuar në tetor se kampionët e La Ligës po shikojnë që ta largojnë Dembele-në dhe do të jenë të hapur ndaj ofertave për sulmuesin në janar.