Kriva Pallanka u përfshi këtë pasdite nga breshëri me madhësi të kokrrave të një arre siç tregojnë pamjet amatore.
Breshëri ka shkaktuar dëme në disa makina dhe objekte.
Për pothuajse një orë, rrugët e qytetit ishin të mbuluara nga uji, bujqit e zonës kanë frikë se shiu dhe breshëri, do tu kenë shkatërruar kulturat bujqësore.