27/12/2024
Ballina Aktuale Dëme nga rreshjet e shiut në Pollog, mbushen me ujë bodrumet dhe...

Dëme nga rreshjet e shiut në Pollog, mbushen me ujë bodrumet dhe nënkalimet

Sipas komandantit të NJTKZ Tetovë Avni Ametit, thirrjet e qytetarve më shumë kanë qenë që shiu ka vërshuar bodrume dhe ka bllokuar disa nënkalime.

Sipas Ametit pikat kritike mbeten Reçica e Madhe dhe e Vogël.

“Në bazë të thirrjeve të qytetarëve tanë, kemi pasur mbi 30 thirrje ku ka pasur nevojë të intervenohet nëpër bodrume dhe shtëpi të ndryshme. Pika kritike ishte në Reçicë të Madhe e të Vogël, si dhe nënkalimet në hyrje dalje të qytetit. Në komunën e Zhelinës po ashtu kemi bërë intervenim në heqjen e një fugoni që ishte me njerëz, si dhe sot vazhdojmë të intervenojmë me nënkalimet, gjegjësisht atë në lagjen Dardania ku ka dy nënkalime dhe po bëjmë pastrimin e ujit.” – tha Avni Ameti, Komandant i NJTKZ – Tetovë.

Nga komuna e Tetovës, thonë se janë në terren dhe po punojnë në infrastrukturën nëntokësore me qëllim që mos të përsëriten këto vërshime.

“Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar për të siguruar një jetë të qetë për qytetarët e saj, duke monitoruar situatën në vazhdimësi dhe për të vepruar me profesionalizëm për të garantuar mirëqenien e të gjithëve. Ne do të vazhdojmë për të siguruar çdo aspekt të infrastrukturës sonë, me qëllim që Tetova të jetë e përgatitur për çdo sfidë. Po punojmë në drejtim të zgjidhjes së problemit me kanalizimet që të mos ketë përsëritje të vërshimeve gjatë të reshurave të shiut.” – tha Zëdhënësja e Komunës së Tetovës, Besarta Ramadani.

Përndryshe mbrëmë nga të reshurat kanë pësuar mbi 500 prona, po janë dëmtuar edhe të mbjellurat bujqësore

Marketing