Dëme të mëdha nga sulmet izraelite në Bejrut, mbyllet spitali libanez

Sulmet ajrore izraelite në Tamnine, pranë kryeqytetit libanez Bejrut kanë detyruar mbylljen e përkohshme të spitalit të tij.

Marketing

Menaxheri i përgjithshëm Hassan Suleiman tha se spitali do të mbyll përkohësisht funksionimin e tij për 48 orë, kohë e mjaftueshme që ekipet e riparimit të rikthejnë shërbimet thelbësore pas sulmeve ajrore izraelite.

“Sulmet ajrore filluan rreth orës 8 ose 9 të mbrëmjes. Bombardimet kanë rreth 2 javë që po ndodhin, por mbrëmjen e kaluar shkaktuan shumë dëme”, tha ai për BBC.

Suleiman shtoi se tre sulme ajrore ishin shumë pranë spitalit, teksa theksoi se sulmi i fundit shkaktoi dëmin më të madh.

“Sulmi goditi një fermë të braktisur dhe të rrënuar vetëm 100 metra larg spitalit. Më parë, izraelitët kishin përdorur pretekstin e bombardimit të objektivave të Hezbollahut. Çfarë ka mbetur prej tyre tani? Nuk ka mbetur asgjë”, përfundoi ai.

Ministria e Shëndetit Publik të Libanit tha se katër persona u plagosën në spital pas sulmeve ajrore.

Marketing