Mbrojtësi Merih Demiral është pezulluar me 2 ndeshje nga UEFA për sjellje të papërshtatshme me festimin e tij gjatë dhe pas ndeshjes mes Turqisë dhe Austrisë.
Ai çoi duart lart duke bërë me gishta shenjën e “ujqërve” që është një simbol i grupimit “Ujqërit Gri”, i cili në disa vende cilësohet si organizatë ekstremiste, meqë në ideologjinë e tij është kthimi i Turqisë së madhe që shtrihet nga Ballkani deri në Kinë.
Kësisoj heroi i Turqisë në ndeshjen ndaj Austrisë do të humbasë duelin ndaj Holandës, dhe sfidën pasardhëse në qoftë se turqit kualifikohen.