Demiri: Problemi në Kirurgji zgjidhet me 70.000 deri 200.000 euro

Tash e gati 14 ditë sallat kirurgjike në Qendrën Klinike Universitare në Shkup po punojnë me kapacitet të reduktuar.

Marketing

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri për “TV21” tha se po presin analizat nga Gjermania, për të vërtetuar nëse nga kompresorët është i sigurt.

Demiri thotë se problemi substancial do të zgjidhej nëse ndërrohet i gjithë stacioni që krijon shtypjen e komprimuar dhe instalimi, gjë për të cilën tha se pret që shpejt të bëhet tenderimi.

“Duhet të ndërrohet komplet stacioni që krijon shtypjen e komprimuar, duhet të ndërrohet instalimi, që është mbi 30 vjet bashkë me shtypjen e komprimuar dhe duhet të ndërrohen komplet të gjitha prizat ku vendosen aparaturat për të marrë oksigjen ose shtypje të komprimuar, është një intervenim që nëse përkthehet në lek, kushton nga 70.000 deri 200.000 euro”, tha mes tjerash Demiri