Demiri: Rastet urgjente do të dërgohen në Spitalin “8 Shtatori”, sallat kirurgjikale në Qendrën Klinike janë të vjetra

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri sot në konferencë për media deklaroi se sallat kirurgjikale në Qendrën Klinike janë të vjetra rreth 30 vjet dhe se do të përdorin kompresorë të jashtëm derisa nuk marrin dokument të vlefshëm për korrektësi.

Marketing

Sipas ministrit, problemi është avaria në stacionin kompresor për të cilin priten hetime nga Gjermania, si dhe hetim i Prokurorisë Publike.

“Derisa nuk përfundon ky hetim dhe nuk vijnë analizat nga Gjermania të cilat janë dërguar, qendra kirurgjikale do të shërbehet me kompresorë të jashtëm”, tha ai, duke shtuar se janë blerë gjashtë kompresorë të cilët janë të jashtëm dhe mund të shërbejnë për ndërhyrje të menjëhershme urgjente të cilat janë me karakter më të komplikuar.

Rastet urgjente të pacientëve, siç tha dërgohen në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit dhe në spitalin “8 Shtatori”.