Në Klinikën Infektive në vend rritet numri i të infektuarve me virusin Korona, por rritet edhe numri i njerëzve që shërohen, thotë mjeku i Klinikës Infektive, Ilir Demiri.
Ai sqaron se personat me Kovid-19 janë të ndarë sipas gjendjes së tyre shëndetësore.
“Për momentin kemi një numër bukur të mirë të pacientëve që janë hospitalizuar në Klinikën Infektive. Prej atyre i kemi bërë brenda për brenda atë grupimin në klinikë e atyre pacientëve që janë në gjendje të rëndë, shumë të rëndë dhe në gjendje kritike. Mund të them që është e menaxhueshme situata deri në këtë moment, edhe pse kemi shumë pacientë që kanë pasur sukses në trajtim dhe i kemi lëshuar në shtëpi, por edhe pse ka pasur raste që kanë përfunduar në mënyrë jo të pëlqyeshme, me vdekje.”,- tha mjeku në Klinikën Infektive, Ilir Demiri.
Demiri njëherit apelon tek qytetarët që t’i respektojnë masat e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Nuk do të thotë se të bëhet ndalesa për qarkullim edhe të grumbullohen mandej në hapësira private të hapura apo të mbyllura duhet të respektohet me përpikëri. Njerëzit duhet këtë sëmundje ta marrin me seriozitet, nuk është e thënë që veç moshat që kanë sëmundje përcjellëse, atakon edhe njerëzi që nuk kanë, por edhe shumë të rinj. Ju lutem respektoni rekomandimet që i jep Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet relevante që burojnë prej saj.”,- u shpreh mjeku në Klinikën Infektive, Ilir Emiri.
Një i prekur nga virusi Korona për ta lëshuar spitalin, dy teste të njëpasnjëshme duhet të rezultojnë negativë.