Demiri: Të më kërkojnë falje nga VMRO-DPMNE-ja, e prishën imazhin e biznesit tim

Pasi që VMRO-DPMNE-ja opozitare ka dërguar një njoftim deri te mediet ku akuzohej se ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski është ulur në një tavolinë me një pjesë e dilerëve të drogës, afaristi Enver Demiri ka reaguar, transmeton Almakos.

Marketing

Ky është reagimi i plotë i tij:

Deri te TV 21 dhe mjetet e informimit publik:

Hedh posht ashper çdo involvim të emrit dhe fotografive të mia lidhur me rastet e fundit të akcioneve policore në Shkup. Unë Enver Demiri, jam afarist i cili merrem me biznes më shumë se 20 vite dhe kam miq nga të gjitha palët.

Lajmet e fundit ku publikohen fotografi të mia dëmtojnë imazhin dhe sigurisht do i ndjek rrugët ligjore për të paditur shpifësit. Partia që ka shpërndarë këto materijale duhet të turpërohet dhe të kërkon falje publike.

Un deklaroj se në asnjë mënyrë nuk jam i involvuar me asnjë nga rastet në fjalë, si dhe nuk jam as në ikje, por lirshëm vazhdoj të kryej aktivitetet ditore.

Inkurajoj organet hetimore qe te vazhdojn me te njejtin intenzitet qe te gjith ata qe e thyejne ligjin te gjenden para drejtesis./Almakos/