Në skenën politike të Maqedonisë, një parti e re do të formohet me emrin “Demokratë”. Pas nismës për formimin e saj qëndron karateisti legjendar Jorge Ognenovski, i njohur për përvojën e tij në industrinë e filmit në Hollywood, përcjell Flaka.
Asambleja themeluese e “Demokratëve” do të mbahet këtë të shtunë në hotel Karposh. Partia formalisht do të formojë Asamblenë Themelore, do të paraqiten objektivat dhe detyrat, mënyra në të cilën do të punojë dhe vepron, Statuti dhe Programi i Punës do të miratohen dhe do të zgjidhen organet e partisë.
Përndryshe, ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ishte kik-bokser.
A do ta ketë fatin e Gruevskit edhe Ognenovski që të fitojë pushtetin dhe të qeverisë vendin 10 vite, pritet të shihet.