Demokratizimi VS Nacionalizmi: Çfarë humb dhe çfarë fiton Shkupi nga një “KRYEMINISTËR SHQIPTAR”

Apeli i Zaevit për “çlirim nga nacionalizmi” është interpretuar si “të flasësh kundër nacionalizmit nga pozicioni i nacionalistit”. Refuzimi i idesë që qeveria të drejtohet madje edhe për një vit nga një shqiptar etnik i Maqedonisë së Veriut tingëllon më nacionaliste se vetë ideja për “kryeministër shqiptar”.

Marketing

Analizë e KDP

Me guximin për të firmosur Marrëveshjen e Prespës lidhur me emrin, me Greqinë, por edhe Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë, LSDM-ja dhe kreu i saj, Zoran Zaev, treguan se kanë kapacitet për t’u përballur me sfidat më të mëdha. Mozaiku i ri parlamentar, pas zgjedhjeve të 15 korrikut, i vë Social-demokratët përpara një sfide të re politike: Do pranuar se LSDM-ja, por edhe partitë opozitare, pse jo edhe VMRO-DPMNE-ja, nuk ia dolën ta bëjnë realitet çuarjen e BDI-së së Ahmetit – në opozitë.

Së këndejmi, tani kur po bisedohet për bashkëqeverisje, socialdemokratët do të duhej që të mendojnë esull. Ta zëmë, a kanë humbur politikisht më shumë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës apo me pranimin eventual i kërkesës së integristëve që Naser Zyberi të jetë kryeministër, të zëmë një vit ( e ashtuquajtura formulë Një-Tre)?

Në vitin 2008 Barack Obama u zgjodh si president i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), gjë që dëshmoi për pjekurinë demokratike të shoqërisë amerikane. Njerëzit me ngjyrë janë pakicë kundrejt atyre të bardhë, andaj kjo krijoi të ashtuquajturin fenomen “Obama” në disa vende tjera të botës. Një zgjedhje përtej paragjykimeve ishte edhe votimi i Angela Merkelit në vitin 2005 si femër e parë në postin e kancelares së Gjermanisë.

Politika pa kompromise, thonë, nuk është politikë, ndaj është për t’u pritur që mandatari i parë dhe partia e tij të reflektojnë karshi një kërkese të këtillë për shkak se një kryeministër etnik shqiptar, shtetas i Maqedonisë, nuk është se do të cenonte as tërësinë tokësore, as sovranitetin e as nuk vë në pikëpyetje as identitetin maqedonas. Përkundrazi, do të ishte provë e angazhimit para së gjithash të autorëve të konceptit ‘një shoqëri për të gjithë’.

Refuzimi deri në fund i një kandidati shqiptar për kryeministër, qoftë edhe për një vit, nuk do të ishte një porosi e mirë si kundrejt qytetarit shqiptar ashtu edhe ndaj opinionit ndërkombëtar. Thyerja e barrierave dhe paragjykimeve kur bëhet fjalë për pozita të rëndësishme shtetërore përherë ka tingëlluar më atraktive, ka qenë senzacion dhe model i mirë për shoqëritë tjera. Në vitin 2008 Barack Obama u zgjodh si president i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), gjë që dëshmoi për pjekurinë demokratike të shoqërisë amerikane. Njerëzit me ngjyrë janë pakicë kundrejt atyre të bardhë, andaj kjo krijoi të ashtuquajturin fenomen “Obama” në disa vende tjera të botës. Një zgjedhje përtej paragjykimeve ishte edhe votimi i Angela Merkelit në vitin 2005 si femër e parë në postin e kancelares së Gjermanisë. Edhe fenomeni “Angela” padyshim se kontribuoi në thyerjen e paragjykimeve se poste të rëndësishme shtetërore dhe publike janë të rezervuara vetëm për gjininë mashkullore.

A është koha që Maqedonia e Veriut të bëjë një kapërcim të tillë, drejtë thyerjes së paragjykimeve etnike? Natyrisht se po. Qytetarët shqiptar të këtij vendi janë luajalë, e pranojnë vendin si shtet të tyre, kontribuojnë maksimalisht në forcimin e kapaciteteve shtetërore si dhe në integrimin në NATO dhe BE.

Së këndejmi, shkuarja në zgjedhje të reja parlamentare vetëm nga shkaku se partitë nga etnia shumicë në Maqedoninë e Veriut nuk mund të pranojnë një kryeministër nga etnia joshumicë do të ishte një akt nacionalizmi, që do të largonte qytetarin shqiptar nga identifikimi me shtetin dhe do të alarmonte Brukselin se vendi nuk ka ende një ambient të shëndoshë demokratik, ku çdo qytetar do të jetë i barabartë në të drejtat, obligimet dhe mundësitë për t’u vetërealizuar. Një refuzim deri në fund i idesë për një kryeministër shqiptar etnik të Maqedonisë së Veriut do të ishte një kundërshtim i konceptit për një barabarësi të qytetarëve që jetojnë këtu.

DIOPTRITË “DITORE” TË NACIONALIZMIT

Një kryeministër shqiptar do të ishte një kryeministër për gjithë qytetarët dhe në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Maqedonisë së Veriut.

Duket se me deklaratat e fundit, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, insisiston në pozicionin e tij për të mos e pranuar idenë që në postin e kryeministrit të ulet në shqiptar. Ai, ndërkohë ka kërkuar që partitë shqiptare të “çlirohen nga nacionalizmi” për formimin e qeverisë. Nuk dihet se ku e sheh idenë e nacionalizmit, Zaev, në këtë rast, kur çdo gjë është në përputhje me normat demokratike dhe është pjesë e politikës për krijimin e qeverisë.

Në opinion kjo deklaratë është interpretuar si “të flasësh kundër nacionalizmit nga pozicioni i nacionalistit”. Duke se duke mos pasur argumente tjera politike, Zaev, tenton që idenë legjitime të kryeministrit shqiptar ta hedh në terrenin e nacionalizmit dhe kjo duket se bëhet me strategji për ta stigmatizuar këtë ide, në mënyrë që BDI të heq dorë.

Një kryeministër shqiptar do të ishte një kryeministër për gjithë qytetarët dhe në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Maqedonisë së Veriut. Duket se pretendimet e liderit të LSDM-së, por edhe njerëzve publik përrreth tij për ta paraqitur këë ide si nacionalsite, në esencë dhe në prapavijë kanë një “nacionalizëm” të tërthortë të promovuar edhe gjatë fushatës zgjedhore kur ideja për kryeministër shqiptar u shikua si një gogol.

Kontekstualizimi i i një ideje legjitime politike në terrenin e sajuar të nacionalizimit për hesape partiake vetëm mund të krijojë vështirësi plus në formimin e qeverisë. Nacionalizmi nuk është një kategori që mund të definohet me deklarata politike. Sëkëndejmi, përpjekja për të demonizuar idetë politike si nacionaliste më tepër kanë për qëllim një lloj “nënshtrimi” politik në formimin e qeverisë.

Që një shqiptar mund të jetë kryeministër në shtetin multietnik të Maqedonisë së Veriut nuk përfaqëson kurrfarë nacionalizimi. Përkundrazi është pjesë e terrenit politik, e numrave dhe e vullneteve elektorale. Përndryshe, nëse shkohet me këtë logjikë atëherë edhe mospranimi i kryeministrit shqiptar mund të konsiderohet nacionalizëm. Ky duket të jetë një tunel i pafundmë definimesh të politikës ditore, por në asnjë rast një definim që mban mbi atë se çfarë është në fakt një ide nacionaliste.