Ballina Lajme Maqedoni Demolohet çatia e gjelbër e Qendrës Tregtare, Shilegov publikoi videon

Demolohet çatia e gjelbër e Qendrës Tregtare, Shilegov publikoi videon

Çatia e gjelbër e Qendrës Tregtare të Qytetit është demoluar nga një person i cili është incizuar nga kamerat e sigurimit. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, në profilin e tij të Facebook publikoi video incizimin nga demolomi.

Marketing

Nuk do të ndalemi për shkak të njerëzve të tillë. Shkupi do të bëhet. Pa marrë parasysh a dëshiron dikush ose jo , ka shkruar Shilegov. Autoritetet e QTQ-së rastin e kanë denoncuar në MPB, ndërsa prej atje thonë se po punohet për zbardhjen e rastit.

Projekti “Çati e gjelbër e QTQ-së” u promovua në shkurt të këtij viti, ndërsa parasheh që në hapësirë prej 1.800 metra katrorë, të mbillen dru shumëvjeçar, të ketë skenë verore, kafene.

Exit mobile version