Jamie Vardy ka shkëlqyer në fitoren e Leicester City ndaj Manchester City.
‘Citizens’ u mposhtën me rezultatin 2:5 në ‘Etihad Stadium’, në atë që për skuadrën e Pep Guardiola ishte ndeshja e dytë në Premierligë këtë edicion.
City kaluan të parët në epërsi, me një super gol të shënuar nga Ryiad Mahrez, në minutën e 4’.
Për përmbysjen u përkujdes ylli i mbrëmjes, Jamie Vardy, me golat e shënuara në minutat 37’, 54 dhe 58’.
Fitoren e Leicester e vulosi James Maddison me golin e minutës së 77’, kurse City arriti të reagonte edhe një herë me anë të Ake, për 2:4, por penalltia e Tielemans për 2:5 vulosi rezultatin final.
Me këtë fitore, Leicester numëron pikët e nënta pas tri ndeshjeve, për një start 100% të saktë, kurse Man City mbetet me tri pikë pas dy ndeshjeve.