Dëmtohe buxheti për 2.5 milionë euro, keqpërdorime në ndarjen e ndihmave sociale

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, ka prezantuar dëshmi tjera, siç tha për keqpërdorimet zyrtare në ndarjen e mjeteve të dedikuara për ndihmën sociale. Siç theksoi vet Vellkovski, në periudhën nga qershori i vitit 2022 deri në muajin e kaluar, në emër të ndihmës sociale u janë dhënë mjete të paligjshme mbi 1.000 qytetarëve. Kjo ka dëmtuar buxhetin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për mbi 155 milionë denarë ose mbi 2.5 milionë euro. Sipas Vellkovskit, për këtë arsye aktualisht janë hartuar dhe miratuar 1.134 vendime për ndërprerjen e asistencës minimale të garantuar dhe sigurimeve shoqërore me ndalim të ushtrimit të së drejtës në 12 muajt e ardhshëm. Qytetarët kanë të drejtë në mjete juridike të rregullta tek autoritetet e nivelit të dytë dhe vetëm atëherë qendrat për punë sociale do të lidhin marrëveshje për kthimin e mjeteve të marra padrejtësisht.
“Janë konstatuar 1.134 pagesa të paligjshme për ndihmat sociale, e cila ka zgjatur nga muaji qershor i vitit 2022 deri para disa ditëve ku buxheti i Ministrisë është dëmtuar për mbi 2.5 milionë euro. Para 10 ditëve, respektivisht më datë 05.04.2024 janë paguar mjetet për siguri shëndetësore. Drejtorët e qendrave sociale këto të dhëna i kanë dorëzuar deri tek ne dhe në krahasim me muajin e kaluar kanë konstatuar ndërprerje e këtyre mjeteve për mbi 1.000 persona, të cilët kanë pasur veturë të tyre, ndërsa nga ana tjetër në mënyrë të kundërligjshme i janë paguar mjetet për ndihmat sociale.”, – deklaroi ministri i MPPS-së, Gjoko Vellkovski.
Siç shtoi Vellkovski, të gjithë këta qytetarë kanë përfituar nga kriza e Kovidit, kur u lehtësuan kushtet për shfrytëzimin e të drejtave sociale për posedimin e një automjeti të regjistruar dhe në sistem hynë të gjitha automjetet më të vjetra se pesë vjet. Sipas tij, edhe pse kriza Kovid zyrtarisht përfundoi më 30 qershor të vitit 2022, nuk është bërë asgjë për shqyrtimin e rasteve të përdoruesve që posedojnë automjet të regjistruar dhe kanë mbetur në sistemin e mbrojtjes sociale dhe kanë shfrytëzuar të drejtat e tyre të pabazuara.
Marketing