Në SPB Shkup në orën 06.40 një nëpunës i policisë për sigurim të brendshëm të Ministrisë së Ekonomisë ka denoncuar se në orën 04.00 në rrugën “Jurij Gagarin” një person i panjohur e ka thyer derën hyrëse të Ministrisë.
Është denoncuar edhe dëmtimi i pasqyra e automjetit “Polo”, i parkuar para godinës së Ministrisë.
Nga SPB bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.