Dëmtohet ndriçimi publik në Rashçe dhe Kopanicë të komunës së Sarajit

Persona të papërgjegjshëm në vendbanimet Rashçe dhe Kopanicë, disa herë me radhë kanë thyer mbajtëset e siguresave, me çka kanë dëmtuar tërë rrjetin e ndriçimit publik në këto vendbanime.

Marketing

Ndërmarja publike komunale Akcios ka intervenuar në sanimin e defekteve, ndërsa rasti është paraqitur në stacioni policor në Saraj, për procedurat e mëtutjeshme.

⚠️Apelojmë deri tek të gjithë banorët që mos të dëmtohet kjo e mirë e përbashkët dhe nëse kanë njohuri për personat që kanë dëmtuar i lusim që të njëjtit t’i paraqesin tek organet kompetente.