Dëmtohet rëndë Chiellini, do qëndrojë gjatë jashtë fushës

Sot në mbrëmje vëmendja e gjithë futbolldashësve do të jetë në Torino ku do të përballen dy nga skuadrat që kanë rivalizuar më së shumti vitet e fundit, Juventusi e Napoli, por bardhezinjtë janë goditur nga një lajm i keq këtë pasdite.

Marketing

Bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë të Giorgio Chiellinit, që ka këputur ligamentet e kryqëzuara të gjurit të djathtë dhe do të duhet të operohet, ndërsa rikthimi në fushë pritet pas të paktën 6 muajve.

Kështu kapiteni dhe njeriu që shënoi golin e i dha tre pikët në start Juventusit, nuk do të jetë i pranishëm për bardhezinjtë, ndërsa duket se në fushë nga minuta e parë do të zbresë holandezi De Ligt, i cili u ankua për pankinën në ndeshjen e parë.

Giorgio Chiellini ishte shndërruar në një shtyllë të prapavijës bardhezi gjatë viteve të fundit dhe dëmtimi i tij është vërtetë një goditje e rëndë për Juventusin, ndonëse në pankinë janë gati emra si De Ligt, Demiral e Rugani, që bashkë me Bonuccin mund të formojnë dyshen e mbrojtjes.

Marketing