Dëmtohet rëndë liqeni i Ohrit, në Strugë digjen kallamet

Në bregun e Liqenit të Ohrit në rrugën Strugë – Kalishtë, po digjen kallamishtet, një nga pasuritë e rralla natyrore të Evropës, të cilat janë të mbrojtura edhe nga UNESKO.

Marketing

Këtë lajm e kanë të bërë të ditur në rrjetet sociale, organizatat të cilat merren monitorimin dhe me mbrojtjen e pasurive të Liqenit të Ohrit.

Organizatat po ashtu njoftojnë se ndezja e kallamave në zonës e mbrojtur është vepër penale.
“Kërkojmë përgjegjësi nga institucionet përkatëse për këtë ekocid!”, shkruajnë aktivistët ekologjik, në postimin e fotografimeve nga vendi i ngjarjes.