Dendias: Maqedonia e Veriut të obligohet ta zbatojë Marrëveshjen e Prespës

Nuk do të lejojmë luhatje nga marrëveshja, është e nevojshme që Maqedonia e Veriut të detyrohet ta zbatojë Marrëveshjen e Prespës, thotë ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në intervistën për radion greke “Alfa 989”, njofton korrespondenti i MEDIAL-s nga Athina.

Marketing

Dendias, shton se këtë ia shpjeguar Nikolla Dimitrovit gjatë takimit të tyre në Helsinki, nga i cili ka marrë konfirmim për qëllimet e qeverisë në Shkup që të përmbahet në marrëveshjen e arritur.

“Tani duhet Shkupi, Maqedonia e Veriut të detyrohet ta zbatojë marrëveshjen. Vërej përpjekje që të zbatohet. Vërej edhe rezistencë nga mekanizmi i atjeshëm shtetëror. Për këtë ne nuk do të lejojmë luhatje. Këtë ia ka kam shpjeguar zotit Dimitrov. Duhet të them se më ka konfirmuar për qëllimet e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që të përmbahet drejt marrëveshjes çfarëdo qoftë, nuk ka ekzistuar kontra përgjigje. Për këtë, ka pasur marrëveshje. Por, kjo është diçka që e vërejmë dhe duam ta shohim. Nuk do të jemi hulumtues me dashamirësi”, do të jemi vëzhgues preciz”, thotë Dendias.

Shefi i diplomacisë greke pajtohet me komentin e gazetares se në takim me Dimitrovin nuk janë dërguar ftesa nga asnjëra palë, por thejkson se duhet të bëhen përpjekje për ndërtim të raportit të ri mes dy vendeve. Paralelisht dërgon mesazh deri te Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, ta përcjellin modelin evropian si vende që duan të bëhen pjesë e familjes evropiane.

Lidhur ma atë nëse Greqia në tetor do të japë dritë të gjelbër për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, Dendias thekson se nevojitet respektim i marrëveshjes së arritur.

Në intervistën për radion greke , për pozicionin e Demokracisë së Re si opozitë dhe tani si qeveri, Dendias e përsëriti qëndrimin e Micotakis se “nëse nënshkruhet marrëveshja, atëherë duhet të respektohen”, sepse “shteti ka kontinuitet”, e jo se ka thënë se nëse zgjedhet gjithçka do të ndryshojë.