Dendias: Nuk guxojmë ta prekim Marrëveshjen e Prespës

Ministri grek për punë të jashtme, Nikos Dendias, në një intervistë për radion greke “Real FM”, ka hedhur poshtë çdo mundësi për ndryshim të Marrëveshjes së Prespës.

Marketing

Ai theksoi se Greqia ka obligime konvencionale mbi Maqedoninë e Veriut të cilat duhet t’i përmbushë. Mirëpo, njëherit Dendias tha se do të përpiqet që të bindë vendin përmes kornizës europiane që të shfrytëzojë në mënyrë korrekte rregullat që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin.

“Përshembull, nga ana tjetër të pranohet tërësisht se emërimi i qytetarëve në vend është “qytetar i Maqedonisë së Veriut”. Por, kjo është proces që zbatohet përmes perspektivës europiane të fqiu, të Maqedonisë së Veriut. Do të përpiqemi ta bëjmë këtë, por nëse ju them se do ta ndryshojmë tërësisht Marrëveshjen e Prespës, nuk do u’a kisha thënë të vërtetën. Nëse është nënshkruar dhe ratifikuar, nuk është e mundur” tha Dendias.

Ai tha se shteti ka vazhdimësi, dhe siç tha, revizionizmi i marrëveshjeve është i rrezikshëm për Greqinë në shumë gradë.

“Vendi ka obligime konvencionale mbi një shtet tjetër. Drejt këtij vendi tjetër mbi të cilin ka obligim konvenconal duhet të përmbushen obligimet, gjegjësisht Greqia mbi Maqedoninë e Veriut që të përmbushë obligimet e saja konvencionale. Por, i thash qartë Dimitrovit se edhe ata duhet absolutisht të mbajnë fjalën, deri në presje, deri në pikë, deri në obligimet e tyre”, tha shefi i diplomacisë greke, Dendias