Dendias: Pavarësisht nga qeveritë marrëveshjet duhet të respektohen

Marrëveshjet duhet të respektohen, pa dallim të Qeverive, ndërsa ne presim, tërësisht, deri në fund dhe me vullnet të mirë zbatim të Marrëveshjes së Prespës, porositi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias pas takimit në Athinë me shefin e diplomacisë serbe Nikolla Selakoviq, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

“Kam theksuar se ne e mbështesim procesin inkuadrues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe do të vazhdojmë me përpjekjet tona për konvokim sa më të shpejtë të konferencës së parë ndërqeveritare. Gjithsesi, në lidhje me Maqedoninë e Veriut, e shtova atë që e theksoi kryeministri grek Kirijakos Micotakis, pacta sunt servanda. Marrëveshjet duhet të respektohen pa dallim të qeverive. Ndërsa ne presim tërësisht, deri në fund dhe me vullnet të mirë zbatim të Marrëveshjes së Prespës”, tha Dendias.

Duke folur për rajonin, shefi i diplomacisë greke theksoi se e ka përsëritur “kundërshtimin e fuqishëm të Greqisë për forcat centrifugale të cilat ndoshta do të duan ta riformësojmë hartën e rajonit tonë”.

“Këtu duhet të jem i sinqertë, direkt e ngrita ndikimin e faktorëve të jashtëm të cilët si ndihmë zhvillimore dhe gjoja historike, kulturore dhe tradita religjioze promovojnë ideologji radikale dhe agjendë destabilizuese të Ballkanit. Integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane, sipas nesh kjo është rruga e vetme para tyre”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë.

Marketing