Dënim për ata që e shpërndajnë videon e sulmit në Zelandë

Përkundër masave të marra nga kompanitë teknologjike, videoja e sulmit në Zelandë të Re është shpërndarë me shpejtësinë e dritës duke sfiduar edhe institucionet e sigurisë të cilët kanë apeluar njerëzit që mos ta bëjnë një gjë të tillë.

Marketing

Tashmë, policia në Zelandë të Re ka paralajmëruar qytetarët se ata rrezikojnë 10 vite burg në rast se e shpërndajnë videon ku shihet Tarrant duke gjuajtur me armë.

“Mos e shkarko. Mos e shpërndaj. Nëse vërtetohet se ke një kopje të videos ose e ke shpërndarë atë, do të përballesh me gjobë dhe potencialisht me burg”, thuhet ne deklaratën e policisë.

Policia ka njoftuar se ka ndaluar një 18-vjeçar i cili do të paraqitet para gjykatës për shkak të shpërndarjes së videos, ndërsa është thënë se kanë bllokuar një numër të madh të faqeve të internetit pasi nuk e kishin censuruar videon.

Shërbimi Shpërndarës i Internetit në Zelandë të Re thuhet se po bën maksimumin që të fshijë të gjitha kopjet e videove të sulmit.

Marketing