Dënime deri 10 mijë euro për kompanitë që nuk do t’i respektojnë çmimet e ngrira

Të gjitha kompanitë që nuk do t’I respektojnë vendimet e qeverisë për ngrirjen e çmimeve të brumërave dhe prodhimeve të qumshtitit do të gjobiten, ndërsa gjobat variojnë nga 800 deri në 10 mijë euro. Inspektoriati shtetëror I tregut paralajmëroi se do të dalë në terren menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë, më 16 mars për të parë nëse kompanitë I kanë ulur çmimet.

Marketing

INSPEKTORATI I TREGUT

“Vendimet janë sjellë në interes të qytetarëve dhe nevojave të tyre dhe do të hyjnë në fuqi më 16 mars të këtij viti. Kjo është periudhë e mjaftueshme kohore që tregtarët t’i adaptojnë çmimet. Bëjmë thirrje të respektohen vendimet, sepse në të kundërtën, pa selektim, do të pasojnë dënime, të cilat sipas Ligjit për tregti, janë jashtëzakonisht të larta. Gjithashtu, bëjmë thirrje, nëse qytetarët vërejnë çfarëdo lloj parregullsish lidhur me çmimet e prodhimeve, menjëherë të lajmërohen në Inspektoratin Shtetëror të Tregut”.

Nga inspektoriati sqaruan se ata do të veprojnë vetëm lidhur me kontrollin e çmimeve të caktuara me vendimet e qeverisë, por nuk ka kompetenca të veprojë, ose të ndikojë ndaj formimit të çmimeve në tregtinë me shumicë dhe tregtinë me pakicë. Të premten qeveria vendosi që nga 16 marsi çmimet e qumështit me yndyrë 2,8, 3,2 dhe 3,5 për qind, gjizës, djatht tëi bardhë të lopës dhe të përzier i bardhë, kaçkavallit, kosit, ajkës dhe jogurtit të ulen për 10 %, ndërsa makaronat për 15 për qind.

Ndërkaq, nga 1 marsi, qeveria e ka ngrirë çmimin e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë që peshon 450 gramë .