Dënimi i Ervin Salianjit, Berisha thirrje qytetarëve: Dhëmbë për dhëmbë me ta! Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri!

“Nuk do mobilizojë vetëm bandat, qindra milionë euro patronazhistët, por kësaj radhe do të persekutojë opozitën. Atë mandat kërkon ta marrë me çdo kusht.

Marketing

Ky akt kriminal, i dënimit të një deputeti, që në emër të misionit të tij, përpara zgjedhësve shqiptarë, në emër të betimit të tij përpara Kushtetutës së këtij vendi, në emër të opozitarimzmit të vërtetë guxoi të demaskojë dhe denoncojë klanin më të rrezikshëm të drogës, atë të ministrit të Brendshëm. Nuk është këtu një dënim ndaj një njeriu, nuk është heshtja ndaj një individi ose deputeti, është çështja e opozitës, që goditet për të mos ngritur kokën. Është çështja e ekzistencës ose jo ekzistencës së opozitës, është qëndresa e saj përpara botës së krimit me heroizëm, është çështja e betejës midis sovranitetit të shqiptarëve, midis ligjit dhe kushtetuës, mafies dhe kodit të saj, krimit e drogës së saj.

Goditja me proces politike e Ervin Salianjit është një akt i shëmtuar, një hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, është një kushtrim për çdo qytetar që konsideron krimin, konsideron drogën si rrezik madhor për qenien e tij, ekzistencën e tij, për ligjet, për rendin, kushtetutën e vendin. Kjo goditje në serinë e goditjeve të opozitës, të arrestimeve politike e burgosjeve politike, është një kushtrim, një apel për të gjithë opozitën, të ngrihet në këmbë, o sot o kurrë. Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!

Ndaj dhe sonte u bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë, opozitarëve kudo që janë, të ngriheni, dhëmbë për dhëmbë me këta kriminelë, dhëmbë për dhëmbë me këta trafikantë, dhëmbë për dhëmbë me këta horra, dhëmbë për dhëmbë me këta banditë.

Të lëmë mënjanë gjithçka, të nisim betejën për ekzistencën e opozitës, betejën për fitoren mbi krimin, betejën për përmbysjen e narkoshtetit, betejë për sovranitetin e Shqipërisë. Betejën për një drejtësi të pavarur, betejën kundër mafies së çdo ngjyre, me guxim e trimëri, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.

Marketing