Ballina Sport Dënohet Lautaro, lajme të këqija për Interin

Dënohet Lautaro, lajme të këqija për Interin

Gjykata sportive ka vendosur ta dënojë me dy ndeshje moslojë Lautaro Martinez dhe një gjobë prej 15 mijë eurosh.Dora e rëndë e gjykatësit të sportit për Lautaro Martinez, i cili paguan shtrenjtë për shpërthimin që ndodhi kundër Cagliarit, ku u ndëshkua me karton të kuq.

Marketing

Tashmë të gjitha të konfirmuara, argjentinasi nuk do të luajë kundër Udineses dhe do të humbë derbin kundër Milanit – një goditje e rëndë për skuadrën e Antonio Conte.

Deklarata zyrtare e gjykatësit të sportit Mastrandea konfirmoi vendimin zyrtar të dy ndeshjeve skualifikim dhe një gjobë prej 15,000 eurosh.

Dënim i njëjtë edhe për portierin e tretë Berni, fajtor që ka hyrë në fushë për të diskutuar me gjyqtarin Manganiello.

Marketing
Exit mobile version