Dënoje Putinin ose jo më President i Chelsea: Abramovich paralajmërohet, blerësit në gatishmëri

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, duhet të dënojë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës nëse dëshiron të shmangë sanksionet.

Marketing

Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës ka pasur një ndikim të thellë në futbollin britanik, i cili është i lidhur ngushtë me oligarkinë ruse. Rasti i Roman Abramovich, pronarit të Chelsea, ishte objekt debati në parlamentin britanik, pas këmbënguljes së Partisë Laburiste.

Sipas The Telegraph, deputeti britanik Chris Bryant është zotuar të mos ndalojë kërkesën e tij për sanksione kundër Abramovich derisa të dënojë sulmet ruse. Është alternativa e vetme për sipërmarrësin me origjinë ruse, i cili mund të humbas të gjitha të drejtat në Britani nëse nuk e bënë këtë.

Bryant shfrytëzoi rastin dhe u kërkoi tifozëve dhe lojtarëve klubit anglez të protestojnë kundër pushtimit rus. Duke parashikuar protesta të mundshme, Abramovich u përpoq të distancohej nga Putini, siç raporton The Telegraph.