Si u bë Volodymyr Zelensky nga komedian në “targetin numër një” të Rusisë

Volodymyr Zelensky iu afrua një foltoreje nën dritat e ndezura, duke u përgatitur për të dhënë një mesazh për popullin ukrainas, shkruan CNN.

Marketing

“Sot do ta nis me fjalët e shumëpritura, të cilat dëshiroj t’i flas me krenari”, tha ai.

“Më në fund”, vazhdoi ai. “Ukraina është e bashkuar… Kjo është fitorja jonë”.

Fjalimi ishte trillim. Është nga skena përmbyllëse e “Shërbëtorit të Popullit”, një shfaqje televizive satirike për një mësues të gjimnazit të pafat, luajtur nga Zelensky.

Aktrimi nuk e bëri Zelenskyn vetëm një yll. Shërbeu si trampolinë për fushatën e tij presidenciale në jetën reale. Në prill të vitit 2019, brenda një muaji nga përfundimi i shfaqjes, komediani i kthyer në politikan u zgjodh president i Ukrainës.
Zelensky përsëri e gjeti veten para një foltoreje të premten, por këtë herë më ndryshe pasi forcat ruse pushtuan Ukrainën të enjten.

Beteja për kryeqytetin, Kiev, vazhdoi të premten. Shpërthimet ndriçuan qiellin ndërsa Kremlini shënjestroi qytetin me sulme me raketa para agimit, duke i detyruar njerëzit të futeshin në strehimoret.

Në fjalimin e tij televiziv të së premtes në mëngjes, Zelensky ishte përsëri një person në karakter. Me një bluzë të gjelbër të errët me rrathë të errët poshtë syve, presidenti ukrainas pati një ton sfidues dhe lavdëroi forcat e armatosura të vendit për “mbrojtjen e shkëlqyeshme të vendit”.

“Tani është një moment i rëndësishëm”, tha Zelensky. “Fati i vendit tonë po vendoset”.

Pushtimi rus i Ukrainës filloi të enjten herët. Forcat e Moskës sulmuan nga toka, deti dhe ajri, duke nxitur sanksione nga ndërkombëtarët.

Putini tha se operacioni ushtarak ishte veprim i domosdoshëm pasi SHBA-ja dhe aleatët e saj tejkaluan “vijat e kuqe” të Rusisë duke zgjeruar NATO-n drejt lindjes.

Zelensky sërish të premten thirri për bisedime direkte.

Nga Kremlini u tha se Rusia ishte e gatshme të merrte pjesë në bisedime në Minsk.

Qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike e Ukrainës mbetet e paprekur, por Putini e ka bërë të qartë këtë javë se ai nuk e sheh Ukrainën si një shtet legjitim sovran. Të premten ai u bëri thirrje ukrainasve që të rrëzojnë vetë Zelenskyn.

“Merrni fuqinë në duart tuaja. Duket se do të jetë më e lehtë për ne që të arrijmë një marrëveshje me ju që kjo bandë e të varurve nga droga dhe neo-nazistëve është vendosur në Kiev dhe ka marrë peng ukrainasit”.

Putin dhe qeveria e tij kanë paraqitur vazhdimisht pretendime të pabaza dhe të pasakta se qeveria ukrainase e zgjedhur në mënyrë demokratike është një regjim “fashist” ose “nazist”. Zelensky është hebre dhe anëtarët e familjes së tij vdiqën në Holokaust.

Komentet e tij nuk ka gjasa të nxisin ndonjë lloj kryengritje në Ukrainë. Kjo marrë parasysh që lideri i fundit pro-rus në Ukrainë u rrëzua në një kryengritje popullore më 2014.

Zelensky u zgjodh pesë vjet më vonë, duke mposhtur presidentin Petro Poroshenko. Fushata e Zelenskyt premtonte përfundimin e luftën në lindje të Ukrainës dhe shuarjen e korrupsionit, të dyja të papërmbushura.

Por, rreziku me të cilin Zelensky përballet nuk është më vetëm politik.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se forcat ruse që kanë hyrë në Ukrainë përmes Bjellorusisë janë 20 milje larg Kievit. Dhe inteligjenca ka thënë se janë të shqetësuar që qyteti mund të bie nën kontrollin e Rusisë. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Zelensky mbetet “targeti kryesor i agresionit rus”, kurse vetë Zelensky ka thënë se Rusia e ka shënjestruar si “targetin numër një”.

“Ata duan ta shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke e shkatërruar kreun e shtetit”, tha ai.