Denoncimi i krimit dhe korrupsionit, Mickoski: Do të hapim linjë telefonike

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se së shpejti do të iniciojë hapjen e linjës telefonike, ku qytetarët do të mund të denoncojnë veprime kriminale dhe korruptive, që sipas tij janë të përmasave pandemike.

Marketing

“Një ekip special në kabinetin tim do të hapë një linjë telefonike dhe do të bisedojë me qytetarët të cilët do të denoncojnë sjelljet devijuese të administratës, politikanëve të nivelit lokal apo shtetëror. Sa të jem unë kryeministër, nuk do të ketë vend për kriminelët në politikë!”, – theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.