Departamenti amerikan i Shtetit: Ofrojmë mbështetje në dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka deklaruar se do të ofrojnë mbështetje për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian (BE).

Marketing

“Ne jemi të kënaqur që Bashkimi Evropian ka organizuar takime mes Serbisë dhe Kosovës dhe ne ofrojmë mbështetjen e plotë”.

“Qëllimi ynë është një marrëveshje që të dy palët do të arrijnë për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”.

“Normalizimi është esencial në sigurimin e stabilitetit progresit dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimorë”, ka thënë në një përgjigje me shkrim një zëdhënës i DASH për Zërin e Amerikës në Serbi, ku ishte pyetur në lidhje me rifillimin e dialogut mes dy palëve pas 20 muajsh shkëputje.

Marketing