Departamenti Amerikan i Shtetit përshëndet vendimin e qeverisë për dëbimin e 2 diplomatëve iranian

Dëbimin e 2 diplomatëve iranianë nga qeveria shqiptare është përshendetur edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Marketing

Zëdhënsja e DASH, Morgan Ortagus në një postim në Twitter përshëndet veprimin qeverisë shqiptare.

‘Ne e përgëzojmë vendimin e qeverisë së # Shqipërisë për të dëbuar dy të ashtëquajturit diplomatë të #Iranit . Regjimi iranian vazhdon të përdorë objektet e tij diplomatike në Evropë dhe në vende të tjera si mbulesë për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe spiunuar iranianët që jetojnë jashtë Iranit’- shkruan në Twitter Ortagus.