Depresioni i Facebook: Si ju bëjë fshehurazi, të ndiheni keq me veten

A është i vërtetë “depresioni” i Facebook-ut? Meqë mediat sociale janë bërë më të popullarizuarat në mesin e njerëzve, ka pasur studime që synojnë të zbulojnë ndonjë efekt anësor potencial të përdorimit afatgjatë të tyre. Ka shumë mendime të ndryshme, në lidhje me atë që mediat sociale mund t’i bëjnë dikujt.

Marketing

Kjo po bëhet veçanërisht e dukshme tani, që njerëzit mund të lidhen vazhdimisht me njëri-tjerin. Shumë njerëz e përdorin Facebook-un si një mjet komunikimi, por shumë të tjerë e përdorin atë si një vend për të nxjerrë në pah veten e tyre, dhe këtu qëndron edhe koncepti i depresionit të Facebook.

Ajo që njerëzit tani po përjetojnë tani quhet FOMO (Fear Of Missing Out), frikë e të qënit jashtë loje- dhe kjo vjen pothuajse tërësisht për shkak të mediave sociale. Shumë njerëz tani e përdorin Facebook-un, si një një mënyrë për të mbajtur kontaktet me njerëz të tjerë.

Facebook të çon në krahasime me të tjerët

Meqënëse Facebook na lejon tani të hedhim video dhe fotografi, gjithnjë e më shumë njerëz po ndajnë aktivitetet e jetës së përditshme në internet në formatin vizual. Qoftë kjo dhoma luksoze e një hotelit, një plazh mahnitës, apo një pikturë që sapo e kanë realizuar. Facebook është në mishërimet e tij të fundit, i projektuar për të funksionuar me gjëra të tilla.

Mjerisht, ekziston një vijë ndarëse midis njerëzve që e përdorin atë si një shërbim të përditshëm të përditësuar, dhe atyre që e përdorin atë si një mjet për ndarjen e ngjarjeve të veçanta. Pikërisht këtu fillon edhe i ashtuquajturi depresion i Facebook – shumë njerëz e shohin ndarjen e momenteve të veçanta si një jetë normale.

Kjo i shtyn ata të pyesin, se përse jeta e tyre nuk është aq dukshëm e përsosur dhe e veçantë sa e të tjerëve. Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në ndjenjat të papërshtatshmërisë dhe ankthit. Mos e jetoni gjithë jetën tuaj, sipas asaj që shihni në profilin e dikutj tjetër. Nuk përfundon asnjëherë mirë.

Facebook është i vështirë të dallohet nga jeta reale

Rritja e spektakteve televizive të formatit “reality”, po e bën të vështirë të dallosh realitetin nga aktrimi. Kjo po çon në shumë depresion të Facebook-ut, pasi njerëzit e shohin këtë platformë si një përshkrim të saktë të jetës së dikujt. Ne të gjithë e dimë shprehjen e famshme “bari është gjithmonë më i gjelbër në anën tjetër të gardhit”.

Facebook e bën atë një realitet – ne shohim jetën e njerëzve të tjerë, dhe formati i medias sociale i bën ata të duken me të shkëlqyer dhe më aspirantë sesa ne. Facebook, është shumë i mirë për ta bërë të shquar edhe imzhin më të rëndomtë. Kjo pastaj ka një efekt të dëmshëm tek njerëzit, që përpiqen të imitojnë atë që shohin, pa marrë parasysh nëse funksionon brenda kontekstit të jetës së tyre.

Facebook ka ndryshuar aspiratat tona

Depresioni në Facebook shkaktohet, në asnjë masë të vogël, nga aspiratat. Të gjithë duhet të përpiqemi për diçka, të mos bëjmë gabime, por mediat sociale, në përgjithësi, kanë ndryshuar mënyrën se si e shohim botën. Mediat sociale, duke përfshirë Facebook, e kanë ndryshuar se si e shohim të ardhmen tonë.

Para se të kishim këto metoda të komunikimit, ne përqendroheshim tek ajo se si do të na ndihmonin aspiratat tona, të arrinim qëllimet tona në jetë. E ardhmja jonë, ishte ajo që kishte në mendje, edhe sikur të kishte akoma një element të qëndronte tek njerëzit e tjerë. Tani, ne i përqendrojmë më shumë energjitë tona për të qëndruar në kontakt me njerëz të tjerë, ose tek

ajo që shohim prej tyre në mediat sociale.

Kjo mund të paraqesë një problem, pikërisht për shkak se jemi njerëz të ndryshëm – ajo që funksionon për një person, nuk bën për një tjetër. Kjo çon tek depresioni i Facebook-ut, sepse njerëzit aspirojnë të jenë si të tjerët, veçanërisht si të famshmit dhe personalitetet e tjera të spikatura që ata shohin. Disa stile të jetesës, thjesht nuk funksionojnë, nëse nuk jeni të famshëm apo të njohur.

Facebook është një boshllëk kohor

Facebook – ashtu si shumë platforma të tjera në internet – është një konsumues i madh i kohës. Askush nuk synon që të kalojë me orë të tëra, duke shfletuar lajmet nëpër mediat sociale, por për disa arsye kjo ndodh gjithmonë. Dhe mund të çojë në një rast të pazakontë të depresionit të Facebook-ut, kur vjen koha për të lënë mënjanë telefonin celular.

Njerëzit kanë qejf të mësojnë se çfarë janë duke bërë miqtë dhe familja e tyre, por Facebook mund ta çojë këtë kurreshtje deri në ekstrem. Shumë njerëz fitojnë një ndërvarësi nga telefonat e tyre – ne kemi përjetuar raste kur familja në bllok, apo takimet më miqtë shoqërohet nga momente kur gjithsecili është i ngjitur pas telefonit të tij gjatë vaktit të ngrënies. Mospasja e telefonit për një kohë të gjatë, mund të shndërrohet në ankth, dhe të çojë në depresion.

Facebook krijon nevojën për vlefshmëri

Mediat sociale, kanë çuar në një rritje të madhe të numri të njerëzve, që kërkojnë vlefshmërinë nga bota e jashtme. Ka pasur gjithnjë pasur njerëz të tillë, por Facebook dhe Instagram në veçanti i kanë bërë më të dukshëm për një publik më të gjerë. Mendoni pak për modelet në Instagram, njerëzit që vënë flamuj në profilet e tyre për solidaritet.

Ndërsa statusi i të famshmit në Instagram, nuk përdoret gjithmonë për arsye egoiste, ai kopjohet nga shumë njerëz që kanë nevojë për vëmendje. Njerëzit kërkojnë tek të tjerët vlefshmërinë e tyre- dhe kjo është plotësisht e natyrshme. Por kjo bëhet një problem, kur njerëzit mbështeten plotësisht vetëm tek kjo.

Të qenit të paaftë për të arritur nivelin e vlefshmërisë që duan, bën që shumë njerëz të vuajnë nga depresioni i Facebook-ut. Mediat sociale, janë një mjet shumë i dobishëm, por e kanë edhe këtë aspekt. Njerëzit që vuajnë nga depresioni në Facebook, kanë harruar se hapësira në internet nuk është e njëjtë me hapësirën jashtë rrjetit. Jeta off-line, është më e rëndësishme, dhe mund të ofrojë ndjenja dhe lidhje më konkrete.

Gjithsesi, mediat sociale janë të lira, dhe për shkak të mënyrës së krijimit të tyre, mund të bëjë që njerëzit të lidhen me më shumë njerëz, sesa do të ishin në gjendje të lidheshin jashtë rrjetit. Kjo mund të krijojë një ndjenjë të rreme lidhjesh dhe rëndësie në pjesët e tyre. Këto pastaj çojnë në ndjenjat e depresionit dhe pasigurisë kur njerëzit privohen nga fiksimi i tyre.

Learning-Mind – Bota.al