Deputetes së Vetëvendosjes i zihen nipat me drogë në shtëpinë ku jeton ajo

Ish-deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Bala, ka qenë shumë e zëshme kundër oponentëve politikë, duke i quajtur shpeshherë ata kriminelë dhe zhvatës.

Marketing

Por, ditë më parë, nipat e saj, djemtë e vëllait të Nazlie Balajt, janë arrestuar nga Policia e Kosovës për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kishin zbuluar dy laboratorë të sofistikuar dhe kamufluar shumë mirë për përpunimin e lëndëve narkotike, me ç’rast kishin arrestuar katër persona të dyshuar, në mesin e tyre djemtë e vëllait të ish-deputetes Bala, shkruan Indeksonline.

Njësitet e antidrogës në Policinë e Kosovës kishin arritur ta kapin këtë grup kriminal të fshehtë, që në vazhdimësi tentonte të krijonte kushte për laboratorë të tillë.
“Ndërsa në laboratorin e dytë ka qenë përgatitje për të rritur kapacitetin e bimëve të kanabisit. Me urdhër të prokurorit, katër persona janë arrestuar me iniciale N.D, A.M, A.B dhe F.B”, është thënë në një konferencë për media që Policia e Kosovës kishte organizuar disa ditë më parë, shkruan Indeksonline.

Burime të IndeksOnline në Policinë e Kosovës bëjnë me dije se në aksionin e Policisë së Kosovës, që është zhvilluar më 24 shtator, janë arrestuar dy djemtë e vëllait të Nazlie Balajt, ish-deputetes së Vetëvendosjes.

Madje, këto burime kanë konfirmuar se deri para dy vjetëve, në të njëjtën shtëpi ku është gjetur e mbjellë droga dhe janë gjetur sasi të mëdha të saj, ka jetuar edhe vetë ish-deputetja e Vetëvendosjes, Nazlie Bala.

OPERACIONI ANTIDROGË I POLICISË SË KOSOVËS

OPERACIONI ANTIDROGË I POLICISË SË KOSOVËS

Publiée par Kosovo Police sur Mardi 24 septembre 2019

Marketing