Katër deputetet amerikane të sulmuara në Twitter nga presidenti amerikan Trump për origjinën e tyre, në një dekkaratë të përbashkët u shprehën se është moment i duhur për impeachment të Donald Trump.
“Mos bini në kurth”’, objektivi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump është ai i shmangies së vëmendjes nga kaosi dhe politika e korruptuar e kësaj administrate.
Është kjo deklarata e përbashkët e katër deputeteve demokrate që janë pjesë e kongresit amerikan pas zgjedhjeve të mes mandatit në nëntor të një viti më parë, e që u bënë objektiv i akuzave raciste të kreut të shtëpisë së bardhë. Trump në një postim në profiling e tij në Twitter u kërkonte atyre që të ktheheshin nga kanë ardhur.
Të gjitha qytetare amerikane, deputetet e sulmuara nga Trump janë: Alexandria Ocasio-Cortez e Nju Jork, Rashida Tlaib e Micigan, gruaja e parë muslimane e zgjedhur në kongres, Aiana Pressli e Masacusets dhee Ilhan Omar e Minesotës, e cila fitoi nënshtetësinë amerikane në vitin 2000.
Presli u shpreh se vëmendja duhet të përqendrihet në politikat e Tramp dhe jo në fjalët e tij. Omar e Tlaib nga ana e tyre kërkuan që Trump të ndiqet ligjërisht për komente raciste dhe ksenofobe. Presli ka refuzuar të pranojë përpjekjen e Trump për ti nbyllur gojën pasi ato nuk janë vetëm katër persona.
“Skuadra jonë është e madhe”, u shpreh ajo, “dhe kupton të gjithë ata që përpiqen të ndërtojnë një botë më të drejtë”.
Omar shtoi se sytë e historisë janë mbi ato dhe operacionet e deportimit në masë dhe abuzimet me të drejtat e njeriut në kufi. Ato gjithashtu theksuan se ky është moment i duhur për të kërkuar impeachment për Trump. Ato thanë se ky nuk ishte prioriteti i mandatit të tyre por tashmë është momenti për të detyruar presidentin që të mos sfidojë më kushtetutën amerikane.