Deputetët dhe të punësuarit e testuar në Kuvend, negativë në Kovid-19

Pesë zyrtarë parlamentarë dhe disa deputetë janë negativë ndaj Kovid-19 për shkak të kontaktit me deputetin dhe kryetarin e Komisionit për Financa dhe Buxhet, Timço Mucunski nga VMRO-DPMNE i cili dje njoftoi se është pozitiv ndaj Kovid-19.

Për shkak të gjendjes së Mucunskit dhe testimit të atyre që ishin në kontakt me të në Kuvend është anuluar fillimi i vazhdimit të debatit për amendamentet mbi Buxhetin për vitin 2021, por pas marrjes së rezultateve, pritet të vazhdojë këtë pasdite.

Marketing

Për shkak të mungesës së Mucunskit, seanca do të drejtohet nga nënkryetarja e Komisionit deputetja Marija Petrushevska nga VMRO-DPMNE-ja.

Marketing