Deputetët e përbërjes së parë parlamentare bën thirrje të votohet “pro” në referendum

Vendimi i duhur më 30 shtator është të dilet në referendum dhe të votohet “pro”. Maqedonia të bëjë hapin e duhur në kohën e duhur, bënë thirrje sot deputetët nga përbërja e parë parlamentare e Republikës së Maqedonisë.

Marketing

Alil Xhaferovski, deputet i përbërjes së parë parlamentare përkujtoi se në referendumin e 8 shtatorit për herë të parë në histori Maqedonia është etabluar në botë si shtet i pavarur, më 25 janar të vitit 1991 është miratuar deklarata për përcaktim të qartë për anëtarësim në NATO dhe në BE, ndërsa me miratimin e Kushtetutës edhe nga aspekti kushtetues është finalizuar shtetësia e Republikës së Maqedonisë.

Sipas kryetarit të parë të Kuvendit të Republikës të Maqedonisë Stojan Andov, nga viti 1991 në Maqedoni shumë vështirë kemi ndërtuar unitet.

Në Maqedoni sot, vlerëson Andov, ekziston unitet formal, unitet i maqedonasve, shqiptarëve, i pjesëtarëve të bashkësive të tjera më të vogla, unitet rreth idesë evropiane, Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së.

Ish deputeti Muhamed Halili nga PPD përkujtoi se ata edhe deputetët e PDSH-së edhe pse votuan për Deklaratën për Maqedoni të pavarur, nuk dolën në referendum sepse, siç tha, qarqe të caktuara para së gjithash të VMRO-DPMNE-së së atëhershme ishin kundër barazisë së qytetarëve të Maqedonisë.

“Vendosëm të mos e votojmë Kushtetutën e RM-së, por vendosëm të ndërtojmë shtetin. Këtë kushtetutë e korrigjuam në vitin 2001 në pajtim me marrëveshjen e Ohrit dhe me etapa krijuam Maqedoni demokratike”, deklaroi Halili.

Nëse edhe njëherë vjen koha të votojmë për padrejtësi në Republikën e Maqedonisë në bazë të diskriminimit, potencoi Halili, ne për këtë Maqedoni nuk do të votojmë.

“Është fakt se anëtarësimi në NATO dhe BE është synim për përforcimin e Maqedonisë dhe synim i cili krijon shtet të pavarur, stabil dhe progresiv”, deklaroi Halili.

Mihail Panovski nga VMRO-DPMNE potencoi se në pajtim me qëndrimin e partisë se secili mundet lirshëm ta shprehë vullnetin e tij, do të votojë “pro”, sepse , nënvizoi është i bindur se Maqedonia nuk do të ketë asnjëherë marrëveshje më të mirë nga kjo që e ka, ndërsa anëtarësimi në NATO dhe BE nuk ka alternativë tjetër.

Sipas ish deputetes Gjulistana Markovska, është e vështirë të jesh vizionar dhe t’i harmonizoni qëndrimet e të gjithë njerëzve, por është shumë e rëndësishme të luani mirë shah.

Marketing