Grupi i deputetëve të partisë opozitare VMRO-DPMNE që votuan për ndryshimet kushtetuese në Kuvend, ka dorëzuar një letër me kërkesë domosdoshmërinë e ndërtimit të një shoqërie civile dhe të barazisë së popullit maqedonas dhe të gjithë popujve të tjerë që jetojnë në Republikën e Maqedonisë, zbatimin konsekuent të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe kujdesin dhe respektin për të drejtat e të gjitha bashkësive tjra në Maqedoni.
Në vijim ua sjellim kërkesat e tyre:
– Domosdoshmëria e popullit maqedonas për të ruajtur identitetin, gjuhën dhe kulturën e tyre dhe mbylljen e çështjes maqedonase njëherë e përgjithmonë në favor të popullit maqedonas, i cili do t’i japë fund të gjitha ëndrrave të shteteve të mëdha, të cilat kanë për qëllim rrezikojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit e Maqedonisë dhe popullit maqedonas.
– Domosdoshmëri në ndërtimit të një shoqërie civile dhe të barazisë së popullit maqedonas dhe të gjithë popujve të tjerë që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.
– Zbatimin konsekuent të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe kujdesin dhe respektin për të drejtat e të gjitha bashkësive tjra në Maqedoni.
– Të jetosh me besimin se Maqedonia do të bëhet një demokraci e përparimtare dhe e me prosperitet ekonomik evropian për qytetarë të lirë dhe të barabartë, pa ndonjë diskriminim.
– Të pranohen amendamenti i Kushtetutës që garanton identitetin maqedonas, pranimi i një dispozite të Kushtetutës e cila garanton se në qoftë se Republika e Greqisë nuk e ratifikon marrëveshjen dhe përsëri e pengon integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, do të ketë anulim të pakushtëzuar të të gjitha ndryshimeve kushtetuese të pranuara që dalin nga zbatimi i marrëveshjes së Prespës.
– Të pranohet iniciativa e kryeministri Zoran Zaev për falje për ngjarjet e 27 prillit.
– Kërkojmë ndryshimin gradual të emrit për përdorim të brendshëm, pas procesit që çon në anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë në BE.
Grupi i deputetëve të partisë së VMRO-DPMNE që votuan për ndryshimet kushtetuese nuk besojnë se në të ardhme Maqedonia do të kishte fituar ndonjë marrëveshje më të mirë se marrëveshja e Prespës, ku gjithashtu shtojnë se, si grup besojnë në të ardhmen e Maqedonisë, se janë të vetëdijshëm për momentin historik dhe përgjegjësinë për gjeneratat e kaluara, të tanishme dhe të ardhshme.