Deputetët i kthehen punës në Kuvend

Deputetët sot i kthehen punës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, rreth një muaj e gjysmë para zgjedhjeve lokale. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi sot do të ketë takim me nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve parlamentare, pas çka me siguri do të bëhen të ditura aktivitetet që do të marrin nga shtëpia ligjdhënëse gjatë kësaj jave dhe gjatë muajit shtator.

Marketing

Java e parë e seancës së ardhshme parlamentare ka mundësi të shënohet me seancë të debateve të komisionit. Tani zyrtarisht në uebfaqen parlamentare vetëm më 1 shtator (e mërkurë) ka caktuar tre sesione të Komisionit kuvendor për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndër-Komunitare, si dhe seancë të Komisionit për sistemin ekonomik.