Deputetët në punëtori për sjellje etike

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet punëtoria e katërt për zbatimin e Kodit për sjellje etike të deputetëve.

Marketing

Në punëtori do të bisedohet për propozim kodin etik për deputetët.

Janë paraparë dy sesione. Në sesionin e pare do të prezantohet kontrolli komparativ i mekanizmave institucionale për zbatimin e kodit të sjelljes (praktika ndërkombëtare), ndërsa në sesionin e dytë do të diskutohet për strukturën institucionale të trupave për ndjekjen e zbatimit të Kodit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.