Deputetët nga java e ardhshme në punë

Javën e ardhshme deputetët duhet të nisin punën pas pushimeve verore. Sipas njoftimeve, të martën, më 30 gusht, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, do të mbajë takim me koordinatorët e grupeve parlamentare, ku do të dakordohet dinamika e punës për javën dhe periudhën në vijim.

Marketing

Ndër aktivitetet e para në Kuvend me gjasë do të jetë vazhdimi i punës së Komisionit Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime për Zgjedhjen e Gjykatësve në mënyrë që vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese të plotësohen sa më shpejt, si dhe pikat. në agjendën e seancave të mbetura, duke përfshirë dhe votimin e ligjeve të caktuara për të cilat nuk kishte kuorum para pushimeve.