Deputetët Zekiri, Llukarevska dhe Kadrija japin dorëheqje

Deputetët Muhamed Zekiri, Sanja Llukarevska nga LSDM, si dhe Bajram Kadrija nga BDI kanë parashtruar dorëheqjet e tyre në Kuvend.

Marketing

Dorëheqjet vijnë pasi të njëjtit pritet të emërohen në eshalonin e tretë të ekzekutivit.

Jozyrtarisht, Zeqiri pritet të emërohet drejtor në Fondin e Shëndetësisë, Lukarevska në DAP, ndërsa Kadrija në AKE.

Në seancën e sotme parlamentare, përveç dorëheqjeve të tyre, do të konfirmohet edhe dorëheqja e deputetit të VMRO-DPMNE, Igor Durlovski, pas së cilës do të ketë verifikim të mandateve për deputetët e rinj.