Deputeti Ejup Alimi akuzon policinë se ka terrorizuar banorët e Luboteni

Ndërhyrja policore në fshatin Luboten, në kërkim të tregtarëve ilegal të duhanit është hapur sot si temë edhe në Kuvend. Deputeti i BDI-së, Ejup Alimi ka akuzuar policinë se ka terrorizuar banorët e pafajshëm të cilët siç tha ai me shekuj punojnë duhanin dhe këtë e kanë burim të vetëm për sigurimin e ekzistencës familjare.

Marketing

Alimi tha se mbjellja e frikës tek fëmijët dhe banorët e pafajshëm është akt terrorist, ndërsa akuzoi policinë se ka përdorur edhe mjete ushtarake.

Dilemat dhe thashethemet janë se ndoshta ka pas edhe duhan i cili është transportuar nga vendet tona fqinje, mirëpo shtrohet pyetja ku ishin institucionet që nuk bënën ndalimin që të futet duhani në vendin tonë, ku ishte drejtoria e doganave, drejtori dhe zëvendës drejtori i asaj dogane, ku ishte policia që nuk parandaluan. Ne po mundohemi që të ndërtojmë një shtet evropian dhe jo një shtet që terrorizon popullatën e vetë. Këtë fjalë terror nuk e kam shpikur unë por rrjedh nga e drejta evropiane”, deklaroi Ejup Alimi, deputeti i BDI-së.