Vetë deputeti i partisë së Boris Johnson, David Davis, i ka bërë thirrje në mënyrë dramatike që ai të japë dorëheqje.
Derisa po i parashtroheshin pyetje kryeministrit, ai tha se udhëheqësit pritet të marrin përgjegjësi për veprimet e veta.
“Në emër të Zotit, shko!”, i tha veterani konservator.
“Pres që udhëheqësit e mi të marrin përgjegjësi për veprimet që i bëjnë. Dje, ai bëri të kundërtën”, tha Davis në mes tjerash.