Deputetja e BDI-së: Komunikimi brenda deputetëve të Frontit bëhet në maqedonisht!

Në emisionin DailyClick në TV21 mysafire ishin deputetja e koalicionit VLEN, Mimoza Musa, dhe ajo e Frontit Evropian, Rina Ajdari. Kjo e fundit pësoi debakël dhe u përgjigj pa hile se brenda grupit parlamentar në Frontin Evropian flasin në gjuhën maqedonase. Që i bie se me këtë fakt Fronti Evropian nuk kanë të drejtë morale të thirren më në legjitmitet etnik e në mrbojtje të gjuhës shqipe.

Marketing

“Me kolegët brenda Frontit Evropian flasim maqedonisht. Me Jahoskin flasim në maqedonisht edhe brenda grupit parlamentar”, tha deputetja e Frontit Evropian, Rina Ajdari.

Ajdari këtë përgjigje e dha pas insistimit të Muses në atë që ky Front nuk ka kredibilitet të thirret në legjitimitet etnik sepse flasin në gjuhë të tjera në grupin parlamentar të tyre