Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dënohet me 3 vite burg, keqpërdori detyrën zyrtare

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi është dënuar me tri vite burg nga Gjykata Themelore në Prizren së bashku me ish-drejtorin e Inspektoriatit të Komunës së Prizrenit, Islam Thaqi.

Marketing

Dënimi i dy ish-zyrtarëve të Komunës së Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka ardhur pasi ata kanë marrë vendim për rrënimin e një objekti në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shkruan lajmi.net.

Vrenezi është dënuar me 3 vite burgim dhe 2000 euro gjobë.

“E akuzuara J.V., në cilësinë e inspektores së ndërtimit duke ditur se nuk kanë të drejtë të bëjnë rrënimin e objektit të të dëmtuarit, meqë është në kundërshtim me vendimit e MMPH të datës 27.08.2018, përveç inspektimeve që kanë kryer në objektet, e akuzuara J.V., merr konkluzion mbi rrënimin e objektit “Abi Çarshia” pronë e “Abi” Sh.P.K., me nr. ……. me datë 15.07.2019”, bëhet e ditur më tej në aktakuzë.