Deputetja e PDSH-së, Meral Ferati , po qëndron për një vizitë 10 ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon takime të shumta në Kongresin amerikan në Uashington dhe me autoritete në shtetin federal Vermont.
Tashmë janë konfirmuar takimet që ka pasur me kongresistin amerikan Mike Turner, që ka qenë edhe ish presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me kongresistët Paul Cook dhe Tim Ryan dhe me kongresistë dhe senator të tjerë .
Në kuadër të këtyre takimeve do të diskutohet rreth anëtarësimit të plotë të vendit në NATO dhe BE, që është edhe përcaktimi strategjik i PDSH-së dhe i të gjithë shqiptarëve.
Në takimet me zyrtarët e lartë amerikanë, deputetja Meral Ferati , do të ripotencojë edhe një herë se PDSH-ja do të vazhdojë me angazhimin maksimal, në mënyrë që këto procese të përfundojnë me sukses.