Derbi në Çair, Shkupi “lufton” në ruajtjen e vendit që dërgon në Evropë

Gjatë ditës së nesërme, ditë e cila është paraparë që të zhvillohet java e 30-të e Ligës së Parë Futbollistike ekipi i F.C. Shkupit në Çair, do ta mirëpresë ekipin e Akademija Pandevit. Në këtë ndeshje, çairasit, do të kërkojnë të vazhdojë serinë pozitive dhe të mbeten edhe më tutje në garë për pozitën e katërt në renditjen tabelore, vend të cilin ekipi i udhëhequr nga strategu Turk, Umit Karan e zuri pas fitores që shënoi ndaj Pobedës 3:0 si mysafire.

Marketing

Ekipi i Shkupit me optimizëm pret këtë duel, që do të jetë një sfidë mjaft interesante, ndërsa për këtë ka folur mesfushori Ergin Abdul.

“Pas dy fitoreve që kemi shënuar, ekipi ka treguar formë të mirë dhe atmosfera në klub është shumë pozitive. Kemi punuar aq sa kishim kohë për ndeshjen ndaj Akadameija Pandevit, por shpresoj se do të arrijmë që me lojë të organizuar të vazhdojmë me rezultat pozitiv dhe të mbajmë hapin për pozitën e katërt, për të cilën shpresojmë që në fund të arrijmë edhe daljen në Ligën e Evropës”, ka thënë Abdul.

Në këtë ndeshje skuadrës nga Çairi do t’i mungojë qendërmbrojtësi Amir Bilalli për shkak të pesë kartonëve të verdhë. Ndërkaq, drejtësinë në ndeshjen FC Shkupi – Akademija Pandev, do ta ndajë arbitri nga Struga Jovan Kaçevski.