Derbi pa fitues, ngec edhe Shkëndija në Kratovë

Xhiroja e 13-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka sjellur vetëm barazime për skuadrat shqiptare. Derbi ndërmjet Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Shkupit është mbyllur me barazim 1:1. Adetunxhi realizoi në fundin e pjesës së parë, ndërsa në shtesat e pjesës së dytë, Samake barazoi rezultatin në 1:1.

Marketing

Me të njejtat shifrat është mbyllur edhe ndeshja në Kratovë ndërmjet Sileksit dhe Shkëndijës. Doriev gjeti golin për kuqezinjtë, përderisa Sileksi barazoi përmes Obadoviqit.

Ndërkohë Struga Trim Lum në terren vendas ka barazuar 2:2 me Bregallnicën e Shtipit.

Fitore në këtë xhiro mori, Rabotniçki që fitoi me rezultat 0:2 në transfertë Akademia Pandevin, ndërsa Tikveshi mundi me shifra 1:0 Pobedën.