Derbi pa fitues, Shkupi dhe Shkëndija ndahen me barazim

Nuk ka pasur fitues në derbin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, pasi Shkupi dhe Shkëndija nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Çairit në kuadër të xhiros së pestë të elitës. Shkupi e mbylli në avantazh pjesën e parë me golin e Kandas, teksa Shkëndija barazoi shifrat me Caken të 60-tën. Deri në fund nuk kishte ndryshim në rezultat edhe përkrahë rasteve të ndryshme, me të dyja skuadrat që u ndanë me barazim.

Marketing

Me barazim 1:1 u ndal edhe Struga Trim Lum nga Pelisteri në shtëpi, ndërsa me shifra të njejta u mbyll edhe dueli Gostivari – Vardari.

Skuadra e Voska Sport u mund në Ohër nga Sileksi me rezultat 0:3, përderisa Besa e Dobërdollit humbi duelin nga Brera me shifra 3:2. Fitore në këtë xhiro mori Rabotniçki që triumfoi ndaj Tikveshit me rezultat 3:1. /SHENJA/

Marketing