Derdhet gjysma e gazit të Nord Stream, deri të dielën nuk do të mbetet më asgjë

Deri në fund të javës s’do të mbetet asgjë nga nga sasia e gazit në tubacionet e dëmtuara të gazsjellësit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2.

Marketing

Vlerësohet se sasitë e mbetura do të rrjedhin deri të dielën, tha kreu i Agjencisë Daneze të Energjisë, Christopher Bocau, raporton Reuters.

Rrjedhjet nga këto tubacione u zbuluan të hënën pasi u raportuan shpërthime në disa lokacione në ujërat daneze dhe suedeze, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Bashkimi Evropian dhe NATO e konsiderojnë shkakun e këtyre incidenteve si sabotim.

Policia daneze ka nisur gjithashtu një hetim për rastin dhe po bashkëpunon me autoritetet policore në Suedi dhe Gjermani, tha shefi i policisë së Kopenhagës, Ann Tones në një konferencë për shtyp.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Energjisë, në tubacionet e gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2 kishte gjithsej 778 milionë metër kub gaz natyror, që korrespondon me 32 për qind të emetimeve vjetore të CO2 në Danimarkë.