Deri dje janë vaksinuar mbi 220 mijë qytetarë

Në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin, duke e përfshirë ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 220.733 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 4.123 qytetarë, ndërsa dje gjtihsej janë vaksinuar 4.148 qytetarë.

Marketing

Në shtet, siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, gjithsej janë aplikuar 259.577 doza vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 38.806 qytetarë.

“Me shifrat e fundit 45,7 për qind e popullatës mbi 70 vjet kanë marrë njërën dozë të vaksinës, 39 për qind e popullatës mbi 65 vjet është vaksinuar së paku me njërën dozë. Vaksinimi zhvillohet pa ndërprerë në të gjitha pikat në shtet. Interesi për vaksinim çdo ditë rritet, ndërsa deri tani 398.243 qytetarë kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk,”, informojnë nga Ministria.

Vaksinimi realizohet sipas planit kombëtar për imunizim. Vaksinohen personat e moshuar, qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në ueb faqen vakcinacija.mk, ndërsa vaksinohen edhe personat e punësuar në infrastrukturë kritike. Vaksinimi masiv zhvillohet në disa qytete në shtet dhe atë në A1 QS “Boris Trajkovski” në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë dhe Ohër.

Nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë qytetarë në mënyrë masive të regjistrohen në vakcinacija.mk sepse, siç potencojnë, kjo është rruga më e shpejtë dhe më e lejtë për vaksinim.

Marketing